Dëmtimi i Sanchez, trajneri i Kilit tremb keq Interin dhe Conten

Alexis Sanchez u dëmtua në miqësoren që kombëtarja e tij e Kilit zhvilloi me Kolumbinë dy ditë më parë, duke shqetësuar jo pak Interin. Mjekët e klubit zikaltër ende nuk kanë marrë përgjigjet e rezonancave mjekësore dhe nuk kanë një afat se sa kohë do të qëndrojë sulmuesi jashtë fushave.

 

Trajneri i Kilit ka folur në konferencë për shtyp dhe ka zbuluar se sa pritet që të mungojë sulmuesi.

“Sanchez u dëmtua në kavilie dhe tani i takon Interit që të vendosë nëse do t’i nënshtrohet operacionit ose jo. Nëse operohet, atëherë sulmuesi do të mungojë përreth 2-3 muaj, por vendimi është në dorë të klubit zikaltër. Për ne ai është Alexis Sanxhez, por për Interin është njëri prej lojtarëve të skuadrës”, tha Rueda.