De Ligt: Te Ajax ndihesha i pathyeshëm, duhet të përshtatem

Matthijs de Ligt është i pari që e pranon se nuk e ka nisur aspak mirë aventurën në Itali te skuadra e Juventusit. Një nga mbrojtësit më të mirë në botë, gjatë verës vendosi që të transferohej në kampionatin italian, por ende nuk ka mundur që të përshtate në mjedisin e ri. Për t’u rikthyer në nivelin e tij më të mirë, ai e ka të qartë rrugën.

 

“Nuk e di edhe unë përse nuk arrij që të shprehem si dua. Do të bëj gjithçka mundem dhe të vazhdoj të punoj shumë për të bërë më të mirën dhe të mësoj nga shokët e ekipit. Nuk është çështje e aspektit fizik, ndoshta te Ajaxi ndihesha i pathyeshëm.

Tani mendoj se është ndryshe, pasi për mua është gjithçka e re, por nuk jam i shqetësuar. Kërkoj që të luaj dhe kjo është gjëja më e rëndësishme. Në fund jam i bindur se gjithçka do të shkojë mirë dhe që do të kalojmë një sezon pozitiv”, deklaroi De Ligt për “Fox Sports”. /R.Lika-Koha Jone/