Bozheku: Nuk do të ndodhë kurrë bashkimi kombëtar territorial Shqipëri-Kosovë

Ekspertja e Shkencave Politike, Enida Bozheku e ftuar në emisionin “360 Gradë” në RTV Ora se bashkimi kombëtar mes Shqipërisë dhe Kosovës nuk do të ndodhë kurrë.

BozhekuNë një situatë ku kryeministri i Shqipërisë ka një peshë kombëtare por jo në kuptimin e bashkimit kombëtar. Le ta themi qartë që nuk do të ndodhë kurrë bashkimi kombëtar mes Kosovës dhe Shqipërisë në nivel territorial për arsye shumë të thjeshtë. E ndalon Kushtetuta Republikës së Shqipërisë. E ndalon katërcipërisht kushtetuta e republikës së Kosovës. Gjithmonë duke folur nga ana juridike dhe nga ajo që është interesi i përbashkët. Për atë kushtetutë Kosova derdhi edhe gjak, kushtetuta nuk është një lojë.