Arrestohet në Londër princesha belge, tezja e mbretit Philipe

Princesha belge Esmeralda, tezja e mbretit belg Philippe të Belgjikës, u arrestua në Londër së bashku me 1.300 persona të tjerë gjatë ditëve të fundit. Arrestimi u bë pasi pjesëmarrjes në një protestë për klimën “Extinction Rebellion” në kryeqytetin britanik. Lajmi është bërë i ditur nga Shoqata e mjedisit, citon Sky News britanik

Esmeralda, sipas Sky, u la e lirë më vonë pa akuza, pasi u dërgua në stacionin e policisë Camden në veri të Londrës.

Princeshë Esmeralda ka lindur në Bruksel në kështjellën e Stuyvenberg, në periferi të Brukselit. Por ajo ka zgjedhur të jetojë në Londër, ku punon si gazetare dhe kineaste dokumentarësh.