Ambasadori Borchardt pranon se fyeu qytetarët me gjestin e gishtit

Ambasadori i OSBE, Bernd Borchardt, duke fyer qytetarët që protestojnë

Për gjestin fyes ndaj banoreve protestues të Unazës së Re, që thërrisnin “rama ik” përpara Drejtorisë së Policisë, ka reaguar vetë protagonisti i ngjarjes, ambasadori i OSBE në Tiranë, Berndt Borchard.

“Do të doja t’u kërkoja sinqerisht ndjesë atyre që mund të kem fyer dje. Unë e respektoj të drejtën e shqiptarëve për të protestuar paqësisht” – shprehet ambasadori Borchardt përmes rrjeteve sociale.