Aksidenti tragjik i merr jetën shqiptarit në SHBA, makina bie nga ura e lartë

Një adoleshent shqiptar 17-vjeçar ka humbur jetën në një aksident tragjik në Amerikë. Mediat e huaja shkruajnë se në aksident kanë humbur jetën Altin Nezaj dhe një vajze 15-vjeçare, ndërkohë që një tjetër mbeti i plagosur rëndë.

Illyria shkruan se i riu që ka humbur jetën ka qenë shqiptaro-amerikani Altin Nezaj. Emri i të ndjerit u bë i njohur për publikun nga një mesazh i shkollës ku mësonte, pikerisht shkolla e mesme “Pearl River”.

Altini ishte edhe anëtar i ekipit të futbollit të shkollës, e cila ka ndezur edhe qirinj ne homazh per te.

Sipas të dhënave të para, makina ka rënë nga një mbikalim shumë i lartë, në Route 304, dhe ka rënë përmbys mbi shinat e trenit, poshtë, ku ka marrë flakë. Per pasoje makina eshte shkaterruar kompekt, nderkohe qe dy te rinjte kane vdekur menjehere.