5 vite Mjekësia? Kërpaçi: Nuk është lapsus por padije e Ministres së Arsimit

Kryetarja e LRI-së, Floida Kërpaçi, përmes një postimi në facebook, ka komentuar ministren e Arstimit, Besa Shahini, e cila sot në një takim me studentët e Universitetit të Mejkësisë, u tha atyre se i pret një 5-vjeçar me sifda. Sipas Kërpaçit, nuk është lapsus por padije e ministres.

Postimi i plotë

Ministrja e paditur e Arsimit! Sot ministria rilindase, më e paditura në rangun e atyre që kanë mbaruar arsimin e lartë, sot vazhdoi të shpalosë injorancën e saj të pakrahasueshme në lidhje me dijet e saj për Universitetet Shqiptare. Ajo sot zgjodhi të shoqëronte të pashkollin tjetër, Kryeministrin rilindas Edi Rama. Njëri më i paditur se tjetri shkojnë tek Universiteti i studentëve që studiojnë ndër shkollat më të forta në Shqipëri dhe flasin broçkulla. Padija dhe injoranca nuk ka brirë, por ka artikulimin e Besës dhe fytyrën e Edit.

Si një dyshe injorantësh bënë të gajasen studentët në ditën e parë të studimeve. Dy kllounë më gaztorë nuk mund të gjendeshin. Një pyetje kam për të paditurën edhe të pashkollin: Mirë që je “fushë” nga dija, por pse nuk pyesni pak ata që keni rreth e qark të mësoni ndonjë gjë përmendësh e t’ja thoni studentëve?

Gjithsesi e dimë injoranca ka mban ne mrah arrogancën e puthet çdo minutë me mendjemadhësinë e të paditurit. Shikojeni e dëgjojeni ministren e paditur të arsimit si ngatërron numrin e viteve të studimit për studentët e mjekësisë së përgjithshme. Ky nuk është lapsus, por padije!