30 mijë tifozë turq “pushtojnë” Parisin, blindohet qyteti

Në stadiumin “Saint Denis” të kryeqytetit Paris nuk zhvillohet thjesht një ndeshje futbolli, sepse është edhe një politike. Janë rreth 30 mijë tifozë turq që kërkojnë një biletë në stadium për super përballjen e Grupit H, ku bën pjesë edhe Shqipëria. Të gjithë kanë mbërritur në Paris nga Belgjika dhe sidomos Gjermania, ku komuniteti turk është shumë i fuqishëm.

 

Ata janë gati të vërshëllejnë himnin francez dhe të përkrahin futbollistët turq me përshëndetje ushtarake. Autoritetet franceze kanë marrë shtesë masa duke rritur numrin e agjentëve në të terren (600) dhe të stjuardëve në stadium (1400), për të parandaluar përplasjen mes dy tifozerive e veçanërisht të ultrasve të PSG-së me ata të Galatasaray-t.

Marsejezja do të këndohet me volum të lartë, për të mbytur vërshëllimat e mundshme të mbështetësve miq. Në tribunën VIP do të mungojnë presidentët e vendeve respektive, Macron i Francës dhe Erdogan i Turqisë.