Sigurimi 10-vjeçar i ndërtesave të reja

Vendosja e sigurimit të detyrueshëm me një afat 10-vjeçar për ndërtesat e reja nuk është pritur mirë nga kompanitë e ndërtimit, edhe pse parim ato janë dakort.

Në fakt sigurimi objekteve është parashikuar në ligjin e planifikimit Hapësinor, por vendimi i qeverisë është i paqartë dhe i pa konsultuar thotë Arben Dervishaj, nënkryetar i shoqatës së ndërtuesve. Përgjegjësitë janë të pandara, po ashtu dëmet që mbulohen nuk janë të mirëpërcaktuara ndërkohë që bëhet selektim mes ndërtimeve të reja dhe atyre të vjetra.

Por përtej problemeve me skemën ndërtuesit thonë e çmimi i sigurimit 10-vjeçar do t’u faturohet blerësve. Pas tërmetit, qeveria vendosi që çdo ndërtues duhet të sigurojë për 10 vite çdo apartament që shet, përndryshe nuk regjistrohet në hipotekë.