Shansi i fundit, Merkel takon sot Macronin

Një nga vendet skeptike e cila kërkon shtyrjen e negociatave për Shqipërinë, është Franca. Ditën e sotme presidenti francez dhe kancelarja gjermane, do të zhvillojë një takim, të cilin DW e ka quajtur shansin e fundit për të ndryshuar qëndrimin e Francës. Diskutimi për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut nis të martën në takimin e ministrave të BE. Vendimi për hapjen ose jo të negociatave për Shqipërinë do të jepet në datë 18 tetor. Më 27 shtator parlamenti gjerman votoi pro hapjes së negociatave të Shqipërisë me BE-në. Nga ana tjetër Holanda ka lënë hapur derën për Shqipërinë duke deklaruar se hapja e negociatave për Shqipërinë ëshhtë e parakoshme, por nuk do ketë veto bllokuese nga ana e saj. Franca kërkon shtyrjen e një vendimi për hapjen e bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Europian me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në mbledhjen e javës së ardhshme të Këshillit Europian.