Reja: Me Shqipërinë dua të vazhdoj përtej eliminatoreve

Në një analizë të ndeshjes me Turqinë, tranjeri i kuqezinjëve, Edi Reja, ka thënë se me ekipin e Kombëtares Shqiptare të Futbollit, kërkon të vazhdojë punën edhe përtej eliminatoreve edhe pse rezultati me Turqinë e bëri nervoz. Nga ana tjetër, ai ka thënë se do të bëjë disa ndërrime në ndeshjen me Moldavinë.

“Ishim pak nervoz pas ndeshjes me Turqinë, e rëndësishme është që tani të mbajmë këtë ritëm, rezultatet do vijnë, kemi nevojë të vazhdojmë e të marim jo vetëm rezultat por edhe të krijojmë lojë. Më duhet akoma dhe pak më shumë kohë për të vendosur formacion, do të bëj pak ndërrime, mendoj se i kemi rikuperuar të gjithë. Do bëj pak ndërrime sepse do doja të kishim vazhdimësi në ndeshjen me Moldavinë. Skuadrat e mija në përgjithësi nuk nënvlersojnë asnjë lloja skuadre. Edhe në Elbasan na vuri në vështirësi, ka lojtarë mjaft teksnik. Do futemi me vendosmëri në fushë për të bërë mirë, pasi Moldavia mund të na vërë në vështirësi. Ne e dimë që të luash në transfertë kundër Moldavisë nuk do jetë e thjeshtë. Ne do të studiojmë se si do të vendosen dhe se çfarë do të japin në fushë më pas do t’i përgjigjemi konstektualisht. E kam thënë se më pëlqen ta vazhdoj punën me këtë skuadër. Duhet të mbyllim këtë cikël ndeshjesh dhe më pas të bëjmë analizat. Është një pyetje ku duhet të flsë edhe presidenti, por unë jam i lumtur nëse vazhdoj me Shqipërinë. Skuadra më jep stimuj, dua të vazhdoj këtë aventurë, sepse mendoj se jemi në rrugën e duhur”.