9 kushtet e Gjermanisë, Zingraf: Qeveria të bëjë më shumë

Për shqiptarët Gjermania është kthyer në një ëndërr edhe pse ky vend ka vendosur 9 kushte për çeljen e negociatave të anëtarësimit në BE. Me qindra shqiptarë kërkojnë të largohen drejt Gjermanisë për mundësi dhe shërbimet më të mira por jo të gjitha nismat kanë një fund të lumtur. E tillë është edhe historia e Dillës, ose Ritës siç e njohin në qendrën e riintegrimit në Shkodër. Bashkë më familjen e saj ajo udhëtoi drejt perëndimit për t’u kuruar për një sëmundje që nuk ekzistonte në trupin e saj.

“Kam qenë e sëmura me tumor në mitër dhe kam qenë atë se mendova se mos kam një sëmundje dhe ata thoshin se nëse ke një sëmundje të tillë ti do ta përfitosh. Unë sëmundjen nuk e pata dhe shyqyr që nuk e pata”. Për Ritën Gjermania është ende një objektiv, pasi edhe pse falë investimeve gjermaneve ajo tashmë është riintegruar në shoqëri, është e pamjaftueshme për të.

Nga ana tjetër, duke lexuar 9 kushtet e Gjermanisë, sipas ambasadorit gjerman në Tiranë, qeveria shqiptare duhet të bëjë më shumë për këtë shtresë. “Shqiptarët që aplikojnë për azil në Gjermani i kanë shanset zero për ta përfituar atë. Prandaj duhet të informohen mirë përpara se të ndërmarrin një hap të tillë”.