VIDEO/ Katër herë kampionët e Botës kualifikohen në Euro 2020

Italia është zyrtarisht pjesë e finaleve të Euro 2020.

Kombëtarja Azurre ka regjistruar edhe fitoren e 7-të në po kaq ndeshje në grupin J e praktikisht edhe vendin e parë në grup. Pas 7 takimesh, kombëtarja e drejtuar nga Roberto Mancini numëron 21 pikë, 9 më shumë se Finlanda ndjekëse dhe 11 nga Armenia e Bosnja, që do të tentojnë gjithçka në 3 takimet e mbetura në grup.

Mbrëmjen e sotme, katër herë Kampionët e Botës mposhtën 2-0 Greqinë, me golat që mbajnë firmën e Jorginho dhe Bernardeski.

Spanja shpërdoroi në fund avantazhin e krijuar me anë të Saul, teksa barazoi 1-1 në transfertë ndaj Norvegjisë. Tashmë, kur kanë mbetur edhe 9 pikë në lojë, distanca me vendin e tretë, Rumaninë është gjashtë pikë, ndërsa një pikë më shumë numëron Suedia e vendit të dytë, që mposhti nga ana e saj 4-0 Maltën, duke lënë gjithçka të hapur për kualifikim në grupin F.

Barazim 1-1 edhe në duelin tjetër të grupit J, mes Lihtenstejn dhe Armenisë. Këto të fundit do të duelojnë deri në fund me Finlandën dhe Bosnje Hercegovinën për të marrë biletën e fundit nga ky grup që të dërgon në Europian. Kur kanë mbetur edhe 9 pikë në lojë, Finlanda numëron 12 pikë dhe Bosnje e Armeni kanë dy pikë më pak.