Video gazmore/ Çfarë kërkon Rudina Hajdari nga gazetarët

Edhe kjo javë ka rezervuar mjaft momente pikante që kamera jonë ka fokusuar për t’i sjellë tek publiku në formë gazmore. Janë personalitete të ndryshme të politikës dhe jo vetëm pjesë e rubrikës përgatitur në formë dashamirëse nga Riolind Luzi.

Rudina Hajdari është ajo që i kërkon gazetarëve të jenë më të duruar e të presin me qetësi teksa është duke dalë nga Kryesia e Kuvendit. Ndërsa brenda në seancë plenare janë ministret ato që tregohen shumë të dashura me njëra-tjetrën por edhe me deputetet femra.

Numri dy i socialistëve, Taulant Balla pasi i ka lënë në pritje gazetarët, u kërkon këtyre të fundit ndjesë për minutat e kaluara dhe e nis me batutë bashkëbisedimin me ta. Këto dhe shumë të tjera, serviren në rubrikën e sotme gazmore në emisionin “Kjo Javë”.