Ky është Aston Martin Vantage Roadster i ri, për herë të parë me kulm të hapur

Porsche 911 Carrera Cabriolet është rivali kryesor, që Aston Martin e ka në shënjestër

Tani e një kohë, dihet se Aston Martin do ta sjellë një Vantage tërësisht të ri, që do ketë tavan të hapur, transmeton Telegrafi.

Meqenëse janë bërë afro dy vjet, që kur u shfaq kjo makinë me pjesën e sipërme, tani ishte kohë që të arrijë edhe versioni që mund të hapet.

Në muajin mars, shefi kreativ i Aston Martin, Marek Reichamn ka bërë të ditur se kjo makinë do të arrijë deri në fund të këtij vitit, ndërsa tani u shfaqen imazhet, që na tregojnë këtë veturë, të cilën Porsche 911 Carrera, do ta ketë rivale të fuqishme.

Kulmi që i është hequr për herë të parë, nuk ia ka ndryshuar Vantage Roadster linjat e këndshme, që i ka të ngjashme me kupenë. Vetëm se ndryshojnë dritat LED, si dhe disa përfundime janë më moderne.

Detajet teknike nuk janë bërë të ditura, por mësohet se nën kapak do ta ketë motorin me 4.0 litra V8, që mund të prodhojë deri në 503 kuaj fuqi.

Të gjitha këto, i mundësojnë Aston Martin Vantage Roadster që shpejtësinë nga zero deri në 100 kilometra në orë ta arrijë për 3.5 sekonda, derisa ka edhe stil shumë të mirë.