Italia mund Greqinë dhe siguron kualifikimin, Spanja ndalet ndaj Norvegjisë (VIDEO)

Italia ka fituar 2-0 ndaj Greqisë në “Olimpico” të Romës, duke siguruar kualifikimin në “Euro 2020” me 21 pikë. Jorginho me 11-metërsh dhe Bernardeschi ishin autorë të golave të të kaltërve në pjesën dytë, me Greqinë që vetëm falë matematikës mbetet ende në lojë për kualifikimin.

Një ecuri perfekte 4 herë kampionëve të botës nën drejtimin e Mancinit, që në ndeshjet e mbetura mund të bëjë eksperimente me formacionin, duke aktivizuar lojtarë të rinj.

Spanja barazoi 1-1 në fushën e Norvegjisë në Grupin F dhe pret vetëm matematikën për të siguruar kualifikimin në Europian. “La Roja” kaloi në epërsi me Saul në fillim të pjesës së dytë dhe kur gjithçka dukej e përfunduar, në minutën e katërt shtesë King barazoi me 11-metërsh.

Image