Ecuria javore e kursit të këmbimit valutor – E Shtunë, 12 tetor 2019

Monedha e Eurozonës ka kaluar një jave pozitive pasi ka fituar pikë përgjatë tërë kohës duke e mbyllur më 11 tetor në kuotën e 123.2 lekëve.

Paundi Britanik pas një rënie dy ditore gjatë fillimit të javës ka pësuar një rritje të papritur prej më shumë se dy pikësh duke u këmbyer në fund të saj me 139.85 lekë.

Dollari Amerikan ka regjistruar luhatje pozitive përgjatë tërë periudhës së 07-11 tetorit, referuar të dhënave të publikuara nga Banka e Shqipërisë, duke e mbyllur atë në vlerën e 11.9 lekëve.

Franga Zvicerane ndërkaq e ka mbyllur këtë javë në vlerën e 112.17 lekëve, pas disa lëkundje të lehta të vazhdueshme të vlerës.

SCAN