Peticion kundër Handke/Shqiptarët: Akademia të tërheqë çmimin ”Nobel në Letërsi”

Valës së reagimeve ndaj Nobelit të letërsisë së këtij viti, dhënë shkrimtarit austriak Peter Handke, i është shtuar dhe një letër e Akademisë shqiptare të shkencave, e cila shpreh zhgënjimin e thelle dhe papajtueshmërinë per fituesin e këtij viti, i lakuar gjerësisht si simpatizant i të ashtëquajturit “kasapi i Ballkanit”, Sllobodan Milloshevic. “Laureimi i sivjetëm, që me të drejtë ka krijuar një gjendje shqetësimi gjerësisht në Europë e në Botë, na detyron të largohemi nga mirësjellja formale dhe të shprehemi me këtë kontestim publik, që u bashkohet shumë kontestimeve të tjera”- thuhet ne letër.

“Këtë vit ne jemi të detyruar të shprehim qëndrimin tonë, sepse kandidati i laureuar e implikon rëndë këtë parimësi, duke e paraqitur jurinë e këtij çmimi dinjitoz në standarde të dyfishta dhe shpërfillëse ndaj dukurive më të refuzuara europiane, si hate speech, përkrahja e krimeve kolektive, mbështetja publike e urrejtjes kombëtare, gjuhësore, fetare, racore, gjinore e kulturore, me shkelje të dukshme të kodit të etikës”, vazhdon mesazhi.

Shqetësuese e cilësuan përzgjedhjen e akademisë suedeze disa shkrimtarë të njohur, es të cilëve Salman Rushdie, Hari Kunzuru dhe Slavoj Zizek, që flasin për një verbëri etike shokuese nga ana e tij. Ministria e jashtme e Kosovës kërkoi rishqyrtimin e këtij vendimi, për të cilin presidentin Hashim Thaci tha se ka sjellë një dhimbje të jashtëzakonshme për viktimat e panumërta.

“E mbaj mend, në vitin 1990 Vasllav Havel, Susan Sontag e shumë të tjerë e dinin se ligësia në Europë duhet të ndalet dhe se genocidi në Kosovë e në Bosnje e kishte një përgjegjës. Handke vendosi t’i mbrojë e përkrah përgjegjësit“, shkroi Thaci në Twitter. Edhe Organizata amerikane Pen, e cila mbron lirinë e shprehjes dhe promovon letërsinë, tha se zgjedhja e Komitetit të Nobelit për laureat të çmimit në letërsi është për të ardhur keq.