Nobeli për mbrojtësin e Millosheviçit, Basha: Ditë e trishtë për vlerat tona

Dhënia e Çmimit Nobel në Letërsi për Peter Handke është cilësuar si e trishtë për vlerat tona ka shkruar në Twitter, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Ai kujton se ka shërbyer në ekipin e Tribunalit për krimet e luftës në ish-Jugosllavi ku Millosheviçi u dënuar për genocid. Por dhënia e këtij çmimi një njeriu që mbrojti “një nga autorët e tmerreve në Europë” është shokuese për Bashën.

20 vite më parë shërbeva në ekipin e Tribunalit Ndërkombëtar për krimet e luftës në ish-Jugosllavi  që paditi Millosheviçin për krime lufte dhe genocid. Të shohësh çmimin Nobel ti jepet dikujt që mbrojti dhe justifikoi një nga autorët e tmerreve më të mëdha në Europë pas Holokaustit është shokuese dhe e tmerrshme. Ditë e trishto për vlerat tona” shkruan Basha.