Nobeli për Handke, Ministrja e Kulturës: U lidh me politikën

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti thotë se këtë vit çmimi Nobel për letërsinë u lidh me politikën.

“Gjithmonë ka pasur polemika për Çmimin Nobel, këtë vit u lidh me politikën. Nuk doja të ndalesha në emra të përveçëm dhe nuk dua të komentoj vendimin e jurisë. Nuk e di nëse ndarja e çmimit Nobel ka qenë në bazë të meritave të Hendke në letërsi apo bindjeve të tij politike”, tha Margariti në reagimin e saj.

Pas marrjes së Nobelit, për Peter Handke pati shumë kritika, kryesisht nga Kosova dhe Shqipëria, pasi shkrimtari është një mbështetës  i ish-Jugosllavisë, ndërsa ka mohuar edhe gjenocidin në Srebrenicë.