Nikita Preka e suksesshme në Dubai

Me një kupë Miss-i dhe diplomë në Bankë e Financë në Londër, 26- vjeçarja Nikita Preka ia ka dalë të punësohet në një kompani konstruksioni dhe investimesh në Dubai.

Por e pranishme në evente ndërkombëtare si modele dhe eksperiencës si reportere e garave të makinave sportive për një kompani në SHBA, ajo ka pasur rastin të takohet me shumë futbollistë të njohur e sheikë me emër.

Ajo zbulon arsyen pse ajo si shumë vajza të bukura dhe të suksesshme e ka të vështirë të gjejë dashurinë e vërtetë.

“Jeta në Dubai është e bukur. Takon njerëz nga e gjithë bota, mund të bësh aktivitete të ndryshme, sporte të ndryshme e të tjera. Në marrëdhënie me meshkujt e ndiej veten mirë në çdo shtet që kam jetuar. Mendoj që meshkujt të trajtojnë siç i vendos femra vetë standardet. Gjithmonë kur përmend Dubain, të vijnë në mendje sheikët”, thotë ajo.