Maliqi: Nëse ndryshon sistemi zgjedhor, marr më shumë vota se Rama

Deputeti i Opozitës në Parlament Lefter Maliqi i bëri një sfidë publike krerëve të politikës shqiptare kur tha se nëse sistemi zgjedhor ndryshon ai merr më shumë vota personalisht se Kryeministri Rama dhe dy drejtuesit e Opozitës së Bashkuar Lulzim Basha e Monika Kryemadhi. Deputeti Maliqi tha se nuk beson se ka më një pakt të fshehtë Rama-Basha, ndërsa e cilësoi korrekt interpretimin e Komisionit të Venecias për çështjen e akteve presidenciale. Sipas tij, ky institucion konfirmoi faktin që Presidenti i Republikës z. Ilir Meta nuk e ka shkelur Kushtetutën dhe Komisioni hetimor i krijuar me nismën e mazhorancës socialiste është një farsë.