Vuçiç ngushëllon Ramën: Po nuk i hapi BE negociatat, nuk është faji yt

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka mbështetur Edi Ramën për faktin se BE-ja nuk pritet të hapë negociata me Shqipërinë.

Vuçiç është shprehur se nëse BE nuk vendos hapjen e negociatave, ky nuk është faji i vendeve, por i BE-së.

“Shpresoj që BE të hapë negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, por edhe nëse kjo nuk ndodh, dua t’u them qytetarëve që nuk është faji i tyre pasi BE ka arsye të veta të brendshme2, tha Vuçiç.

Sa i përket Jugosllavisë së re që po krijon Vuçiç me ndihmën e Edi Ramës, presidenti serb tha se ajo do të bazohet në katër pika: lëvizjen e lirë të kapitalit, njerëzve, mallrave dhe shërbimeve.

Presidenti serb tha se takimi i radhës mes tij, Ramës dhe Zaevit do të mbahet në Ohër më 10 nëntor, ku palët do të vijnë me masa edhe më konkrete.