Vuçiç ironizon Ramën gjatë shëtitjes në Novi Sad (Video)

Kryeministri Edi Rama, presidenti serb, Aleksandër Vuçiç dhe kryeministri maqedonas Zoran Zavev, menjëherë pas darkës në Novi Sad, kanë përfituar nga rasti për të bërë një shëtitje në qytet.

Që të gjithë janë dukur të relaksuar dhe s’kanë munguar batutat mes tyre.

Siç shihet në këtë video, në një moment gazetarët që ndjekin zyrtarët e lartë i janë drejtuar me një pyetje Vuçiçit: Ç’do të thotë ky takim për Ballkanin?

“Edi is the guy…”, shprehet Vuçiç duke ia lënë fjalën Ramës i cili pas buzëqeshjes shton: “Eshtë mahnitëse që jemi të gjithë këtu, duke u përpjekur të çojmë përpara atë që është thënë shpeshherë në raste të ndryshme së bashku me miqtë tanë europianë”.