Veliu ”dush të ftohtë” Policisë së Gjirokastrës

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu ka ”zbarkuar” në Gjirokastër ku ka zhvilluar takime me vartësit e tij. Gjatë një takimi me dyer të mbyllura në Komisariatin e Gjirokastrës është bërë një analizë për 9 muajt e fundit. I pranishëm bashkë me Veliun ishte edhe drejtori i Rendit dhe Sigurisë Publike, Gjovalin Loka. Veliu u ka kërkuar ”bluve” të Gjirokastrës që të veprojnë më me efektshmëri ndaj personave në kërkim apo ndaj luftës kundër lëndëve narkotike. ”Sekuestroni pasuritë e ardhura nga aktiviteti kriminal”,-mësohet se ka deklaruar Veliu ndër të tjera gjatë takimit.