Trajneri i Turqisë: E dimë forcën e Shqipërisë, japim shpirtin në fushë

Kombëtarja jonë do të sfidojë nesër në mbrëmje Turqinë, në një ndeshje vendimtare për kuqezinjtë tanë, që luajnë shanset e fundit. Trajneri Senol Gunes është shprehur se do të ishte i kënaqur edhe me 4 pikë në dy ndeshjet e radhës ndaj Shqipërisë dhe Francës.

 

“Ne mendojmë vetëm për fitore. Shqipëria ka fituar një moral pozitiv në ndeshjet e fundit dhe e shohin duelin ndaj nesh si vendimtare. Edhe ne e shohim në të njëjtën mënyrë. Duhet të tregojmë shpirtin e kombëtares, të vrapojmë shumë dhe të ndihmojmë njëri-tjetrin. Shpresoj që të jetë një ndeshje që të gjithë të jenë entuziastë dhe ta shijojnë. E dimë forcën e Shqipërisë dhe ata e dinë forcën tonë.

Më e mirë në dy ndeshjet e radhës do të ishin 6 pikë, por edhe katër do na mjaftonin. Do të ishte mirë që të fitonim këtu dhe të barazonim me Francën. Si skuadër jemi stërvitur sot, por do ta kem më të qartë nesër. Do të zbresin në fushë lojtarët që kanë luajtur më shumë së bashku. Më pas do të luajmë me Francën”, deklaroi Gunes. /R.Lika-Koha Jone/