“Shengeni ballkanik”/ Edita Tahiri: Pjesë e Serbisë së Madhe, Shqipëria s’duhet të bëhej pjesë

Edita Tahiri thotë se Shqipëria nuk duhet të ishte bërë pjesë e takimit me Vuçiç për “shengenin ballkanik”. Në një lidhje me skype për RTV Ora, Tahiri tha se kjo është një mekanizëm artificial, si pjesë e planit për Serbinë e Madhe.

Sipas Tahirit, ky minishengenin përbën bërthamën  ekonomike për Serbinë e madhe.

Me marrëveshjen e shengenit ballkanik pa Kosovën, sipas Tahirit do të dëmtohet Shqipëria politikisht dhe kombëtarisht.

Edita Tahiri: Ky mekanizëm i ri artificial është një tendencë neojugosllave për të vendosur sisteme dominimi, sepse Serbia është vendi më i madh në Ballkan dhe kërkon të dominojë. 

Për mendimin tim është pjesë e këtij plani për Serbinë e madhe. Ku ky minishengenin përbën bërthamën  ekonomike për Serbinë e madhe.

Unë mendoj se Shqipëria nuk u desh të bëhej pjesë e kësaj, sidomos për faktin se Ballkani i të barabartëve mund të ketë perspektive dhe stabiliteti. E dyta kur  nuk është Kosova çfarë kërkon Shqipëria dhe pse e bën Rama bypass Kosovën për tu afruar me Serbinë?

Rama bëri dhe gabime të tjera historike. Me Vucicin provuan të imponojnë ndryshimin e kufijve, por nuk patën sukses.  

Këtu dëmtohet Shqipëria e para politikisht dhe kombëtarisht në raport me ne. E dyta edhe  në planin rajonal është një dëm i madh që Serbisë ti jepet një primat, sepse Serbia po punon shumë në fuqizimin gjeopolitik. Ka sjellë Rusinë, Kinën në Serbi dhe po përpiqet të rikthejë neohegjemonizmin, e që nuk mund ta bëjë sepse projekti evropianë është projekti i një Ballkani me shtete që do bëhen pjesë e BE.