Shengen Ballkanik apo Shengen B…?

Edi Rama, Aleksandar Vuçiç, Zoran Zaev

Nga Ylli Dylgjeri-

Kur u bë? Ku është dokumenti i Shengenit Ballkanik? Çfarë platforme ka? Ku u diskutua? Kur u shkëmbye drafti? Kur u qarkullua? Cilat janë arritjet? Ku është Kosova, Mali i Zi? Asgjë. Asnjë fjalë.
Për të arritur një Marrëveshje midis dy shteteve (MOU), Drejtoritë e Bashkëpunimit Ekonomik të dy vëndeve bashkëpunuese minimalisht shkëmbejne 2 muaj nota, drafte, specialistë të fushës.
Kur u bë ky Shengen Ballkanik?
U tha vetëm se shqiptaret kanë nevojë për fokus! Hajde kuptoje.
Të gjitha këto pyetja janë pa përgjigje?
Atëherë do të jenë sekrete? Qesharake.
Shqiptaret lëvizin lirshëm në Maqedoni e Serbi. Shqiptaret nuk hynë në hollet qeveritare te Shkupit e Beogradit por në shtetet e tyre lëvizin pa problem, qytet me qytet, e hotel në hotel.
Biles në Beograd ngritën edhe dronin me flamurin kuq e zi.
Atëhere çfarë ishte ky Shengen Ballkanik?
Fabula na çon te Ai djali me vese, që pasi i hyri në qef këngëtari Elton John i tha të jatit:
O ba, unë dua të bëhem si Elton John!
Babai i lodhur nga jeta ja ktheu: çar do të bëhesh Ti, Elton John? Ti je vetëm një B….