Negociatat, Lleshaj: Krimi shqiptar në Holandë është 0.02%

Kur kanë mbetur edhe pak ditë nga vendimmarrja në Këshillin e Ministrave të BE-së për çeljen ose jo të negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, pas Gjermanisë që ka 9 kushte, Holandës që mbetet e shqetësuar për krimin, është edhe Franca që deklaron shtyrje të negocitave.

Ministri 0 Brendshëm, Lleshaj ripërsëriti se kriminelëve shqiptarë në Holandë është në nivele të papërfillshme ndërsa numri i azilkërkuesve në Francë do të vijojë të ulet. “Nga pikëpamja statistikore, në kufijtë e të papërfillshmes për arsye se shqiptarët përfaqësojnë, në vlerën e përgjithshme të kriminalitetit në Holandë, një numër i cili 0,02% e së tërës. Për sa i përket Francës mund të them se në përgjithësi numri i azilkërkuesve nga Shqipëria ka njohur një rënie drastike të rregullt që nga viti 2015”, tha ministri Lleshaj.

Gjatë nënshkrimit të marrëveshjes për sigurinë e Ballkanit Perëndimor, komisioneri Avramopoulos tha se u diskutuan disa nga prioritetet siç janë ekstremizmi i dhunshëm luftëtarët e huaj, pastrimi i parave, por edhe trafiku i armëve. Më 18 tetor mblidhen krerët e shteteve të Bashkimit Europian, ku pritet përgjigjja përfundimtare për hapjen ose jo të negociatave me Shqipërinë.