Memushaj: Kemi ndryshuar, shpresoj të marr të kuq e të fitojmë

Ledian Memushaj do të jetë kapiteni i kombëtares sonë në ndeshjen ndaj Turqisë. Mesfushori vlonjat u shpreh se kuqezinjtë i pret një ndeshje e vështirë, ndërkohë që komentoi edhe çështjen e shiritit.

Si është atmosfera në prag të ndeshjes me Turqinë?

Jam i kënaqur që mbaj shiritin, por më i kënaqur do të isha sikur në vendin tim të ishte Mërgimi ose Elseidi. Ndeshja e nesërme do të jetë e vështirë, por ne jemi përgatitur që të marrim një rezultat sa më të mirë.

Sa shanse kemi të përsërisim ndeshjen e fundit në Elbasan ndaj Islandës?

Kemi shanse. Jemi përgatitur mirë këtë javë me trajnerin. E dimë që do të jetë një ndeshje e vështirë, por gjithashtu e tillë do të jetë edhe për ta.

Sa mundësi kemi të përsërisim sfidën e dy viteve të para ndaj Turqisë dhe atë që kemi humbur në Shkodër?

Në ndeshjen që kemi fituar këtu, unë dola me të kuq, por do të doja të fitonim sërish dhe të dilja me të kuq. Kemi ndryshuar nga ndeshja e fundit që kemi luajtur ndaj Turqisë në Shkodër.

Dhurata e ditëlindjes për trajnerin?

Shpresojmë që nesër.

/R.Lika-Koha Jone/