Manjani: Këta që s’gjejnë dot një drejtor për Kadastrën duan të bëjnë korporatë

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka reaguar për dorëheqjet e tre drejtorëve brenda një muaji në Kadastrën e Vlorës dhe projektet e qeverisë për pronat.

Në një reagim në Facebook, Manjani shprehet se qeveria nuk po arrin të gjej një drejtor në Vlorë, jo me të krijojë korporatën që do menaxhojë gjithë pronat publike në vend.

“Po ç’korporatë pronash do bëjnë mor aman! Këta nuk po gjejnë dot një drejtor për Kadastrën e Vlorës…”,- deklaron Ylli Manjani.