Lezhë, prezantohen librat e rinj të Tonin Çobanit dhe Frano Kullit

Nesër në bibliotekën e qytetit të Lezhës do të promovohen dy libra të publicistëve të njohur Tonin Çobani dhe Frano Kullli. Tonin Çobani do të prezantojë librin “Tri ese: Shqiptari i refuzuar si shqiptar, Dimensioni kulturor i Kanunit, Mitologjia në Lahutë”, ndërsa Frano Kulli do të sjellë për lexuesit botimin “Kohë e përlyeme”.

Aktiviteti do të nis nesër në orën 11:00 dhe në të do të referojnë studiues dhe autorë të njohur.