Letra e ministreve ndaj Holandës, Gjinishi: Reagim populist

Letra e ministreve ndaj Holandës është reagim populist. Kështu shprehet profesor Ermir Gjinishi, i ftuar në studion e ”360 gradë” në Rtv Ora. Gjinishi u shpreh se arsyeja pse jemi në këtë stad është arsyeja e politikanëve dhe jo arsyeja e popullit shqiptar. ”Le ta kapim pak më tej mënyrën se si ne aspirojmë të bëhemi pjesë e Evropës është një defekt shumë i madh për mendimin tim. Mënyra se si sillen politikanët shqiptarë. Arsyeja pse jemi në këtë stad është arsyeja e politikanëve dhe jo arsyeja e popullit shqiptar. Populli shqiptar është ga popujt, që është më pro evropianëve sesa popujt e tjerë. Megjithatë ne me këto reagime të stisura, populiste kalojnë nga thelbi. Letra e deputetëve në vetvete ishte populizëm në vetvete. Nëse kemi një problem ne me Holandën unë nuk besoj se kjo zgjidhet me letër. Problemet tona të integrimit kanë të bëjnë me dy elemente thelbësorë. Këto nuk zgjidhen me letra. Është bërë pak e modës këtë vitin e fundit që politikanët komunikojnë me njeri-tjetri, popullin dhe tani kanë filluar edhe me ndërkombëtarët”.