Krimi në Kavajë, Policia: Arrestohet polici dhe vëllai i tij, vrasja për shkaqe xhelozie

Policia e Shtetit njoftoi se krimi në Kavajë ka ndodhur në shtëpinë e Marsida Qatjes ka ndodhur për shkaqe xhelozie. Policia ka arrestuar policin Bledar Toçi, Shef i Sigurisë së Brendshme në Burgun e Durrësit, që mbeti i plagosur gjatë ngjarjes por edhe vëllanë e tij, 27 vjeç, B. Toçi. Këtë të dytin, pasi gjatë kontrollit të banesës, iu gjetën 7 doza kokainë.

Në vijim të veprimeve të kryera nga grupi hetimor në lidhje me zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes së ndodhur në lagjen nr. 2, në Kavajë, ku pas një konflikti në banesën e shtetases M. Q., mbeti i vrarë me armë zjarri shtetasi D. H. dhe i plagosur shtetasi B. T., nga Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

– B. T., 31 vjeç, banues në lagjen nr. 2, në Kavajë, me detyrë Shef i Sigurisë së Brendshme pranë burgut të Durrësit. Shtetasi B.T., pasi është konfliktuar me shtetasin D. H., ky i fundit për motive xhelozie ka qëlluar me armë duke e plagosur shtetasin B. T.

Në kushtet e vetëmbrojtjes shtetasi B. T. ka qëlluar për vdekje me armë zjarri tip pistolete shtetasin D. H.(i dënuar më parë për krime kundër personit dhe për lëndë narkotike). Arrestimi i shtetasit B.T., për veprën penale “Vrasja me dashje”.

– B. T., 27 vjeç, lindur e banues në lagjen nr. 2, në Kavajë (vëllai i shtetasit B.T.), pasi gjatë kontrollit të banesës së shtetasit B. T. në lagjen nr. 2, në Kavajë iu gjetën dhe u sekuestruan me cilesinë e provës materiale një sasi e dyshuar lendë kokaine e ndarë në 7 doza që i përkisnin 27-vjeçarit. Arrestimi i tij për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Materialet procedurale do të dërgohen në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë, për veprime të mëtejshme.