Kida ka gati këngën e re (FOTOLAJM)

Orhidea Latifi apo siç njihet me emrin e artit, Kida, duket se ka nisur punën për projektin e ri muzikor. Këngëtarja shqiptare dhe shumë e pëlqyer nga publiku, zbuloi se një projekt i ri po vjen nga ajo, të paktën kështu lë të kuptohet me postimin e fundit. Artistja në fjalë ka ripostuar një ”boomerang” të bërë nga producenti i njohur, Kushtrim Berisha, derisa tregon se së shpejti do e sjellë këngën e re. ”Diçka është duke bërë kjo vajza”, ka shkruar ai krahas këtij postimi, teksa një replikë rreth kësaj nuk ka munguar as nga Kida duke thënë se: ”Nuk e dimë akoma”.