Kanye West flet për fillimin e lidhjes me Kim Kardashian: Të gjithë ishin kundër, por unë e doja

attends Harper's Bazaar's celebration of "ICONS By Carine Roitfeld" presented by Infor, Laura Mercier, and Stella Artois at The Plaza Hotel on September 9, 2016 in New York City.

Reperi i famshëm amerikan, Kanye West, ka folur për fillimin e lidhjes me yllin e televizionit, Kim Kardashian. Krijuesi i hitit “Stronger” kundërshtoi këshilltarët e tij kur ai filloi një romancë dashurie me yllin e “Keep Keeping Up With the Kardashians” në vitin 2012, pasi ata i kishin thënë që ajo është një yll televiziv dhe do të dëmtonte imazhin e tij.

Por reperi i njohur nuk donte t’ia dinte ai shprehet se ishte i dashuruiar me show girl-en amerikane. Çifti, të cilët kanë fëmijët North, gjashtë, Saint, tre, Chicago, 20 muajshe, dhe Psalm, katër muaj u takuan për herë të parë në vitin 2002 kur Kim ishte martuar me Damon Thomas. Por ata nuk kishin asnjë lidhje me njëri tjetrin thjesht njiheshin.

Reperi 42-vjeçar po ashtu kujtoi “tërheqjen magnetike” të tij ndaj Kim qysh në takim të parë, “Sa herë që isha rreth saj dhe e shikoja, ndjeja një tërheqje magnetike ndaj kësaj force energjie. Ajo ishte e mirë, e pastër, e lumtur, e dashur, e guximshme, e fortë”, ka thënë më tutje West.