Hapja e negociatave, Hahn: Mosdhënia e datës për Shqipërinë do të ishte një gabim politik i BE

Komisioneri Evropian për Zgjerimin, Johannes Hahn, ka deklaruar se “fillimi i negociatave për anëtarësimin në BE për Maqedoninë dhe refuzimi i kandidaturës së Shqipërisë do të ishte një gabim i madh politik për BE-në”.

Duke folur për median e njohur ndërkombëtare ANSA, Hahn ka theksuar se shtetet anëtare shpesh vendosin për arsye të lidhura me politikën e brendshme, por që shihet një optimizëm në dhënien e datës për Shqipërinë.

Komisioneri për Zgjerim i BE, i ka bërë këto komente vetëm një javë përpara Samitit të  liderëve të BE-së më 17-18 tetor.

Kujtojmë se një javë para vendimit, Franca e Macron vendosi që të ishte kundër hapjes së negociatave të BE me Shqipërinë ndërsa Gjermania dha mbështetjen e saj ndaj Shqipërisë.

“Shtetet Anëtare shpesh vendosin për arsye të lidhura ngushtë me politikën e brendshme, por disa sinjale joformale bëjnë që unë të jem optimist”, ka thënë Hahn për ANSA, duke theksuar se ai ka parë një gatishmëri për të kërkuar një zgjidhje nga Franca.