Gjikondi: Letrën për Holandën nuk e kanë shkruar vetë 8 ministret

Juristja Birizida Gjikondi, shpreh bindjen se letrën drejtuar deputetëve të Holandës, për hapjen e negociatave me Bashkimin Europian, nuk e kanë shkruar vetë tetë ministret. E ftuar në studion e 360gradë në ”Rtv Ora”, ajo thotë se ka qenë taktikë e Edi Ramës për të lobuar në mënyrën formale dhe në aparencë me një nga palët më qëndrestare të Shqipërisë në BE. “Letra si tekst linte shumë për të dëshiruar. Këmbëngul se është teksti i Ramës dhe jo i ministreve, sepse nuk besoj. Unë disa nga ministret i njoh dhe vlerësoj. Di të them vetëm një gjë, për sa i takon abortit dua të na sqaroj kush është Kryeministri i vërtetë, ai që ka vendosur bonuse për lindjen e fëmijëve shqiptarë dhe shtimin e popullsisë në Shqipëri, ku jep shpërblim. Duhet ta dimë në jemi shtet për ligjërimin e abortit apo drejt shtimit të popullsisë, që është një qasje shumë e rëndësishme për një popull që po pakësohet”.