Gent Cakaj: Akt i turpshëm me çmimin “Nobel” në letërsi

Gent Cakaj, ministri i Jashtëm në Detyrë, ka reaguar ashpër për dhënien e Çmimit Nobel për Letërsinë shkrimtarit austriak, Peter Handke.
Në një reagim në Twitter, Cakaj shkruan se si një njeri i apasionuar letërsisë dhe si një qytetar që ka vuajtur nga spastrimi etnik në Kosovë, thotë se ndjehet i turpëruar që ky çmim ju dha këtij shkrimtari.
“Si një pasionant i bukurisë së përjetshme të letërsisë dhe si viktimë e spastrimit etnik dhe gjenocidit, ndjehem i mërzitur nga vendimi për dhënien e Çmimit Nobel një mohuesi të gjenocidit. Akt i pakuptimt dhe i turpshëm në vitin 2019!”,- deklaron Gent Cakaj.
Juria e Akademisë së Stockholmit sot ia dha Çmimin Nobel për Letërsi një shkrimtarit filoserb, Peter Handke. Me shkrimet e tij, me veprimet e tij dhe me veprat e tij ai në pothuaj tri dekadat e fundit ka qenë në shërbim të hegjemonisë serbe. Handke adhuronte Slloboadn Milosheviçin dhe në veprat e tij justifikon luftërat dhe spastrimin etnik që bënë serbët në Ballkan.