Federata turke nuk jep bileta për tifozët shqiptarë, ndërhyn FSHF

Nesërmbrëma në Stamboll luhet ndeshja kryesore në grup, pasi nëse nuk marrim pikë, atëhere ekipi shqiptar merr valixhet. Ndaj mijëra tifozë shqiptarë janë nisur drejt Stambollit. Por Federata Turke e Futbollit kishte përgjysmuar numrin e tifozëve kuqezi në stadium për sfidë e nesërme ndaj Shqipërisë. Nga 2500 veta që ishin parashikuar ata kishin nxjerrë në shitje vetëm 1000.

Mirëpo pas presionit të vazhdueshëm, federata turke, është dorëzuar dhe ka nxjerrë në shitje të gjitha biletat e dedikuara për sektorin e miqve.

Njoftimi është bërë nga FSHF, e cila përmes një postimi në rrjetet sociale, lajmëron se do të jenë 2500 tifozë kuqezi në shkallët e stadiumit turk.