Ekonomia shqiptare gjithnjë e më shumë e varur nga Serbia

Edi Rama, Aleksandar Vuçiç, Zoran Zaev

Nga Endri Shabani –

Nese mendon se me levizjen e sotme Shqiperia po largohet nga BE-ja dhe po afrohet me Serbine, je gabim. Levizja e sotme ishte thjeshte pasoje e nje rruge qe ka nisur me heret. Ne kemi kohe qe po izolohemi ekonomikisht nga pjesa tjeter e Evropes.

Grafiket e meposhtem tregojne se ne shesim dhe blejme me pak nga BE-ja se pothuajse te gjithe vendet e tjera te Ballkanit. E nderkohe qe kompanite evropiane nuk hyjne dot ne tregun shqiptar, ne perdite blejme me shume nga Serbia (me sa duket aty i kane lidhjet oligarket e ketij vendi).

Ne vitin 2018 importet nga Serbia arriten ne 283 milion $. Kjo eshte me shume se trefishi i te mirave qe ne importuam nga partneri yne strategjik SHBA. Ne importuam 5 here me shume nga Turqia se nga Franca. Importuam 10 here me shume nga Kina se sa nga Holanda.

E njejta gje vlen per eksportet. Ne shitem vjet tre here me shume ne Serbi se ne Gjermani. Po te shohesh te mirat qe shesim dhe blejme nga keto vende, do gjesh oligarket qe kane monopolet perkatese. E pare nga ky kendveshtrim, eshte mese e qarte qe qeveria e oligarkeve ka gjithe interesin e botes qe te heq kufirin me Serbine dhe te thelloje kufirin me Bashkimin Evropian. Ne fund te fundit partneri yne kryesor del se qenka Serbia, jo Amerika, Gjermania, Franca apo Holanda.

Pyetja qe shtrohet eshte: edhe per sa kohe nje prej popujve me pro-evropian ne bote do vazhdoj te mbahet peng nga nje grusht oligarkesh dhe sekseret e tyre ne qeveri?