Dimri po afron, rritet çmimi i druve

Dimri po vjen dhe banorët e Kukësit shqetësim kryesor kanë sigurimin e druve, pasi kjo mbetet e vetmja mënyrë për të përballuar të ftohtin në qytetin malor të veriut. Ata shprehen se çmimet këtë vit janë rritur ndjeshëm, duke bërë që ata mos ta përballojnë, pasi ekonomia në familjen e tyre është mjaft e dobët. “35 thonë por 50 i kam marrë. Duhet t’i marr patjetër. Nuk i kemi marrë por do t’i marrim prej hallit. Pa punë pa asgjë”, shprehen banorët. Në Kukës nuk ka asnjë pikë për tregtimin e druve të zjarrit për ngrohje dhe kompani të licencuara për prerjen e shitjen e druve.