Dafina ndryshon pamjen, sa e bukur është bërë

Ndryshon shumë shpesh pamjen e saj, madje mund të thuhet se është këngëtarja, që ka ndryshuar më shumë pamjen e saj.

Dafina Zeqiri doli tullace muaj më parë dhe rrjeti u tërbua për shkak të këtij ndryshimi ekstrem, që ajo bëri.

Por këngëtarja nuk e ka problem edhe të shfaqet shumë shpesh me paruke dhe duket krejtësisht ndryshe.

Së fundi ajo publikoi fotografi nga vetura, në të cilën shihet me një paruke të bardhë dhe dukej shumë bukur.

Kujtojmë se Dafina Zeqiri është aktive me koncerte dhe po punon rreth këngëve të reja.