Brazilit s’i mjaftojnë yjet, “ngec” në miqësoren ndaj Senegalit (VIDEO)

Brazili nuk ka mundur të shkojë më shumë se një barazim 1-1 në miqësoren ndaj Senegalit. “Seleçao”  zhbllokuan rezultatin që në minutën e 9-të. Gabriel Jesus shërben një top magjik për Firminhos, i cili me një goditje të thjeshtë e dërgon topin në trekëndësh.

 

Neymar dhe yjet e tjerë të Brazilit krijuan mundësi të mira, por nuk do të arrinin që të shënonin sërish. në shtesën e pjesës së parë ka ardhur edhe barazimi i afrikanëve të drejtuar nga Cissé me penalltinë e realizuar nga Diedhiou.