”Bloomberg” për negociatat: Franca kërkon shtyrje për Shqipërinë

Kur kanë mbetur edhe pak ditë nga vendimmarrja në Këshillin e Ministrave të BE-së për çeljen ose jo të negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, pas Gjermanisë që ka 9 kushte, Holandës që mbetet e shqetësuar për krimin, është edhe Franca që deklaron shtyrje të negocitave.

 

Ambasadorët që përfaqësojnë qeveritë e BE nuk u dakordësuan nës blloku duhet të nisë negociatat me Shqipërinë dhe me Maqedoninë e Veriut. Dy zyrtarë por të cilët nuk kanë preferuar të identifikohen, theksojnë për median ”Bloomberg” se përfaqësuesit diplomatikë do të takohen sërish të premten, para mbledhjes së Këshillit të Ministrave në Luksemburg, më 15 tetor.

Shumica e shteteve anëtare aprovojnë nisjen e negociatave për dy shtetet e Ballkanit Perëndimor, Franca ka ende rezerva, sipas zyrtarëve. Në takimin e së mërkurës, ambasadori i këtij vendi ka shkuar deri atje sa të vë në dyshim të gjithë metodologjinë e procesit të zgjerimit, duke kërkuar një shtyrje të vendimit deri sa procesi të rishikohet.