Bie qeveria e Rumanisë, humb votëbesimin në parlament

Qeveria e Rumanisë e pllakosur nga skandalet e humbi votëbesimin në parlament, ç’ka çoi drejt kolapsit të saj.

Tani një qeveri kalimtare pritet të marrë përsipër drejtimin e vendit deri në zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme në vitin 2020.

“Ky mocion ishte i nevojshëm si detyrim minimal kundrejt rumunëve, dje neve vetë. Për shpëtimin e Rumanisë, e për pastrimin moral të qeverisjes”, shprehet Raluca Turcan, lidere e Partisë Liberale.

238 deputetë të dhomës së ulët dhe senatorë, pesë më shumë nga sa nevojitej, e mbështetën mocionin e paraqitur nga 6 parti opozitare Ligjvënësit e akuzuan shefen e ekzekutivit, Viorica Dancila për paaftësi dhe shpërdorim të fondeve të BE-së.

Zgjedhjet e përgjithshme të parakohshme nuk janë një opsion për momentin, pasi vendi muajin e ardhshëm përballet me zgjedhjet presidenciale. Sipas ligjit, Rumania nuk mund të mbajë zgjedhje parlamentare përveçse me një diferencë 6 mujore prej atyre presidenciale.

Opozita tani ka 10 ditë në dispozicion për të emëruar një Kryeministër të ri, të cilit do t`I nevojitet aprovimi i presidentit centrist Klaus Iohannis.

Rrëzimi i qeverisë pasoi humbjet shokuese të partisë socialdemokrate në pushtet, PSD në zgjedhjet e muajit maj për parlamentin europian si dhe dënimin me burg për liderin e fuqishëm të saj, Liviu Dragnea, të fundosur nga akuzat e korrupsionit.