Arrihet marrëveshja, Osmani: Në qeverisje bashkë me Albin Kurtin

Kosova do të ketë një bashkëqeverisje. Pas takimit me kreun e VV-së, Albin Kurtin, kandidatja e LDK-së, Vjosa Osmani tha se ka marrëveshje dhe është në bashkëqeverisje me VV. “Ne sapo zhvilluam takimin për diskutuar bashkëpunimin pas një procesi të mirë. Kemi diskutuar në nivel parimeve. Të dy partitë treguan vullnetin e mirë për të qeverisur bashkë. Ka disa gjëra me të cilat filluam diskutimeve, sa i përket një qeverie që do të reduktohet sa i përket numrit të ministrive, por do të rritet sa i përket punës së mirë që do të bëhet. Iu mbetet partive që diskutohen për detajet. Po presim edhe numërimin e të gjitha votave, para se ta arrijmë marrëveshjen finale. Ka vullnet të mirë në të dy partitë”.