Armina Mevlani zbulon dietën që bën mrekulli

E ftuar në studion e “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, blogerja e njohur Armina Mevlani foli për udhëtimet e shpeshta të punës, planet e dasmës, por nuk ngurroi të tregonte edhe disa sekrete që e ndihmojnë të duket gjithnjë në super formë.

Ajo pranoi se për shkak të lëvizjeve të shpeshta jashtë vendit, e ka të vështirë të mos shtojë ndonjë kile, ndaj së fundmi ka nisur një dietë që duket se ka funksionuar shumë mirë për të.

Dieta konsiston në konsumimin e ushqimit në porcione të vogla brenda 8 orëve, edhe pse Armina theksoi se është shumë e kujdesshme në përzgjedhjen e ushqimeve, pasi ajo vetë nuk konsumon as alkool e as ëmbëlsira.

Gjithashtu, blogerja tregoi se ushtrohet të paktën dy herë në palestër dhe ky është një rregull që e zbaton edhe gjatë kohës kur është me punë jashtë Shqipërisë.