Ambasadori i Kosovës: Prishtina nuk u ftua nga Rama për Shengenin Ballkanik

Ambasadori i Kosovës në Tiranë Sylë Ukshini i ftuar në emisionin “Real Story” në News 24 foli për krijimin e zonës së mini-shengenit në vendet e Ballkanit Perëndimor. Ai tha se kjo strategji nuk mund të funksionojë pa normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë. Sipas ambasadorit të Kosovës, me krijimin e minishengenit, përfituesit kryesorë të këtij projekti do jenë shqiptarët.

“Unë kam biseduar me zyrën e kryeministrit të Kosovës. Kosova nuk ka pasur një ftesë për shengenin.  Ky proces nuk mund të behët në mënyrë parciale, por ky proces bëhet paralelisht. Stabiliteti e marrëdhënieve në Ballkan varet nga normalizimi i marrëdhënieve mes Prishtinës dhe Beogradit.  Kush fiton nga minishengeni? Fitojnë shqiptarët. Nuk është koha e Krimesë as nuk është ndarje mes lindjes dhe perëndimit, është një kontekst ndërkombëtar”-tha ai.