Aksident i rëndë në Shijak, 2 të vdekur

Një aksident tragjik ka ndodhur këtë pasdite në Shijak, me 2 persona të vdekur.

Mësohet se dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën dhe për rrjedhojë kanë ndërruar jetë shoferët e makinave.

Njoftimi i policisë:

Shijak/Informacion paraprak

Më datë 10.10.2019, rreth orës 16:00, në Hardhishtë, Shijak automjeti tip Benz me drejtues shtetasin M.T., 44 vjeç, banues në Durrës është përplasur me një automjet tjetër tip Benz me drejtues shtetasin N.H., 41 vjeç.

Për pasojë, kanë ndërruar jetë të dy drejtuesit e mjeteve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.